Wednesday, 13. May 2026
Sport

Barcelona zyrtarizon Olmon, zbulohet klauzola stratosferike që katalanasit i kanë vendosur mesfushorit spanjoll

GS 09/08/2024 1 Min. Lesezeit

Tashmë është zyrtare! Dani Olmo rikthehet në shtëpi te Barcelona, klubi në të cilin nisi karrierën në vitin 2007.  Fantazisti që shkëlqeu në Euro 2024 me Spanjën u largua nga gjermanët e Lajpcig duke firmosur me katalanasit një kontratë deri në verën e vitit 2030.  

OLMO LAPORTA

Olmo i kushtoi Barcelonës 47 milionë euro, por duke përllogaritur edhe bonuset kjo shifër shkon në 60 milionë euro. 

Ajo që bën më shumë përshtypje në këtë kontratë është klauzola e lirimit. Kështu, kushdo klub që do të tentojë të transferojë Olmon para vitit 2030, do të duhet të derdhë në arkat e Barcelonës plot 500 milionë euro. 

Me këtë shifër, bluagranat kërkojnë të qëndrojnë të qetë sa i takon të ardhmes së 26-vjeçarit, pasi synojnë të nisin së bashku me të një projekt që do ta rikthejë skuadrën sërish pretendente kryesore në Spanjë dhe Europë. 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: