Marko Valseki, menaxher i lokalit në stadiumin “Rigamonti-Ceppi” në Leko, denoncoi ngjarjet e ndodhura gjatë fitores së fundit të skuadrës vendase ndaj Barit.
Leko fitoi 1-0 ndaj Barit, por ishin tifozët e këtij të fundit që shënuan “gol” në stadiumin vendas, siç ka treguar menaxheri i lokalit në akuzën e tij. “Në pjesën më të madhe të ndeshjes tifozët e Barit blenë vetëm shishe me ujë që kushtojnë një euro me kartëmonedha 20 euro, në mënyrë që të kthejnë këmbimin prej 19 eurosh.
Kjo na bëri të dyshojmë, i pamë më mirë kartëmonedhat dhe vumë re se ato ishin false. Në gjysmën e pjesës së dytë mbyllëm lokalin në seksionin e miqve. Tifozët e Barit do të kishin shpenzuar gjithsej 600 euro me kartëmonedha false”, tha menaxheri.
PANORAMASPORT.AL