Monday, 24. August 2026
Sport

Bashkimi favorit

GS 12/12/2024 1 Min. Lesezeit

Ethet e çerekfinaleve të Kupës së Kosovës në basketboll, vazhdojnë sonte me dy ndeshjet e kthyese, ku do të përballen Bashkimi-Bora dhe Ylli-Vëllaznimi.

Epërsi nga ndeshjet e para kanë edhe Bashkimi ndaj Borës, me 22 pikë dallim, 88:66, si dhe Vëllaznimi ndaj Golden Eagle Yllit me 18 pikë epërsi, 100:82.

Në kllapa janë rezultatet e ndeshjeve të para. Edhe në gjysmëfinale do të zhvillohen nga dy ndeshje, derisa finalja në shkurt të vitit të ardhshëm.

Sonte takohen:

19:00 Bashkimi – Bora (88:66)

19:00 Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi (82:100)  

Teilen: