Sunday, 17. May 2026
Sport

Bashkimi konfirmon dominimin, shpallet kampion

GS 15/04/2025 1 Min. Lesezeit

Basketbollistet e Bashkimit kanë fituar titullin e kampionit në Superligën e Kosovës në basketboll.

Të martën, Bashkimi u konfirmua kampion pasi në ndeshjen e tretë finale të play-offit mposhtln Pejën 03.

Dueli i luajtur në Prizren, përfundoi 69:58 për Bashkimin, i cili serinë finale e fitoi 3:0.

Bashkimi prej fillimit ishte ekip më i mirë dhe në fund mbrojti titullin e kampionit.

Adrienne Godbold me 22 pikë e 14 kërcime ishte më e dalluara te Bashkimi, ku i veçuan edhe Arbnore Përquku me 14 e Brooque Williams me 13 pikë të shënuara.
Te Peja 03, Sara Vraniqi me 12 pikë ishte më efikasja.

Për Bashkimin, ky është titulli i tretë rresht dhe “tripleta” e tretë në basketbollin kosovar.

Këtë sezon, Bashkimi e ka fituar edhe Superkupën e Kupën e Kosovës për ta vulosur historinë.

Teilen: