Besëlidhja hedh një hap të madh drejt finales së titullit në basketboll për meshkuj, pasi ka mposhtur në Fier me rezultatin 97-74 Apoloninë në gjysmëfinalen e dytë. lezhjanët kryesojnë 2-0 serinë e ndeshjeve të Play Off-it dhe janë një fitore larg finales së madhe.
Besëlidhja ka dominuar të gjithë takimin, duke mos vënë në diskutim për asnjë moment fitoren në këtë transfertë.
Në gjysmëfinalen tjetër, Tirana merr një fitore të çmuar në Shkodër, pasi mund 90-86 Vllazninë.
Edhe bardheblutë hedhin një hap të madh drejt finales, pasi tashmë kryesojnë 2-0 serinë e ndeshjeve të Play Off-it.
Sfida në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” ka qenë e bukur dhe e luftuar, por në fund kanë qenë miqtë ata që kanë festuar.