Wednesday, 13. May 2026
Sport

Basketboll: Seria e super finaleve te femrat, bartet në Prizren

GS 17/04/2026 1 Min. Lesezeit

Finalet e “Play-off”-it po vazhdojnë të dhurojnë emocione të jashtëzakonshme. Kështu ndodhi në pesë finalet e zhvilluara dhe kështu pritet edhe në sfidën e ardhshme në Prizren.

Bashkimi po udhëheq serinë finale në 3:2 ndaj Peja 03, derisa kampion shpallet skuadra që shënon katër fitore.

Takimin e parë e fituan vashat e Bashkimit 57:66, kurse atë të dytë vashat pejane 65:55. Sfidën e tretë dhe të katërt finale e fituan fitueset e Kupës së Kosovës, 91:67 dhe 75:72. Në ndeshjen e pestë, fituan fitueset e Superkupës, 79:62.

Finalet po sjellin super emocione, derisa këto dy skuadra ishin renditur në dy vendet e para në garat e rregullta, ndërsa që u përballën edhe në finale të Superkupës, Kupës dhe Ligës Unike.

Superkupën e fitoi Peja 03, ndërsa Bashkimi Kupën e Kosovës dhe Ligën Unike. Vashat prizrenase janë kampione aktuale.

Ndeshja zhvillohet të dielën nga ora 19:30.

 

Teilen: