Është luajtur ditën e sotme në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” derbi Tirana-Partizani në basketboll për vajza, sfida e 5-të e gjysmëfinaleve të Play Off-it të kampionatit kombëtar. Partizani ka fituar ndeshjen pas kohësh shtesë me rezultatin 79-71, ka çuar në 3-2 serinë e ndeshjeve të Play Off-it dhe ka siguruar një vend në finalen e madhe për titullin kampion, aty ku e pret Flamurtari.
Derbi i kryeqytetit ka dhuruar emocione dhe dramë. Tirana nis më mirë ndeshjen dhe fiton periodën e parë me rezultatin 16-8. Partizani reagon dhe fiton periodën e dytë 21-16. Vajzat “e kuqe” përmbysin gjithçka në periodën e tretë të cilën e fitojnë me rezultatin 20-13.
Tirana reagon në periodën e fundit, e fiton me rezultatin 21-17 dhe koha e rregull përfundon në barazim 66-66.
Për të shpallur skuadrën finaliste duhet të luhet koha shtesë, e cila dominohet nga Partizani, që fiton 13-5 dhe gjithë takimin 13-71.
Partizani fiton 3-2 serinë e Play Off-it të ndeshjeve gjysmëfinale dhe kualifikohet në finalen e madhe të titullit, aty ku e pret Flamurtari.