Basketbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta Enea Andrea
Në ditën e sotme komuniteti sportiv në vendin tonë është tronditur nga një tjetër ikje e parakohshme. Enea Andrea, ish-basketbollist i Dinamos dhe Kombëtares kuqezi, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare teksa bënte palestër.
Enea Andrea, i cili ka qenë pjesë fikse e emisionit “24 Sekonda” në RTSH Sport HD, nuk është ndjerë mirë teksa bënte ushtrimet.
Pavarësisht ndihmës, ish-sportisti nuk ka mundur ti mbijetojë arrestit kardiak, teksa edhe në të kaluarën kishte shfaqur probleme.
Teilen: