Wednesday, 13. May 2026
Sport

Batatina: Nuk do e shihni më Llapin në barazh

GS 31/05/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Llapit arriti fitore ndaj Vushtrrisë, pas penalltive, pasi ndeshja në 120 minuta u mbyll pa gola 0:0.

Tahir Batatina, trajneri i klubit nga Podujeva pas ndeshjes tha se skuadra e tij nuk do të luajë më në barazh për një kohë të gjatë.

“Për 20 vitet e ardhshme, nuk do ta shihni Llapin në barazh”, u shpreh Batatina pas ndeshjes

Pas kësaj fitoreja, Llapi mbetet në Superligë, kurse Vushtrria do i vazhdojë garat në Ligën e Parë për sezonin e ri 2025/26.

Teilen: