Monday, 11. May 2026
Sport

Bayeri frenon Xhakën, ngecin bisedimet me Milanin

GS 24/06/2025 1 Min. Lesezeit

Interesimi i skuadrës së Milanit për Granit Xhakën ka filluar të ftohet për shkak të Bayer Leverkusenit.

Negociatat mes klubeve kanë ngecur për shkak të kërkesave të larta të Leverkusenit, që po e vlerëson Xhakën mbi 20 milionë euro.

Milani ka bërë dy oferta zyrtare për Xhakën, e para prej 10 milionë dhe e dyta prej 15 milionë eurosh por që të dyja janë refuzuar nga klubi gjerman.

Xhaka ka marrëveshje në parim me Milanin dhe po pret dritën e gjelbër nga Leverkuseni, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2028.

32-vjeçari është pjesë e Leverkusenit prej vitit 2023 kur iu bashkua nga Arsenali, ndërsa po insiston ti bashkohet Milanit, skuadër që i ka ofruar pagë prej 12 milionë eurosh për tri vjet.

Teilen: