Bayern Muncheni është befasuar të shtunën mbrëma duke u ndalur në barazim nga skuadra e kthyer në Bundesligë, Schalke.
Ndeshja e xhiros së dytë përfundoi baras pa gola. Bayerni pati pesë goditje në portë, por nuk arriti t’i konkretizojë.
Ndërsa Schalke kishte vetëm një goditje në portë. Edhe posedimi i topit ishte në anën e bavarezëve.
Bayerni e filloi mbrojtjen e titullit me fitore duke e mposhtur Stuttgartin me rezultatin 5:1.
Ndërkohë Schalke në ndeshjen hapëse të edicionin të ri u mposht nga Augsburgu me rezultatin 3:0.
Teilen: