Duke qenë se Manchester City ka dalë deri tani fajtor për 114 nga 115 akuzat e ngritura ndaj tij, janë shtuar shumë zërat për largimin e yjeve kryesor të ekipit në rast dënimi në fund të sezonit. Dhe sigurisht interesi më i madh është për Erling Haaland.
Një nga klubet që është përmendur vazhdimisht ditët e fundit si një mundësi për të ardhmen e Haaland është edhe Bayern Munich. Në një intervistë të fundit për Bild TV, presidenti i bavarezëve Herbert Hainer, theksoi se klubi i tij për momentin nuk ka nevojë për përforcime në sulm, duke ditur kualitetin dhe fuqinë që ka në këtë repart.
“Kemi një sulm të shkëlqyer me Michael Olise, Harry Kane dhe Luis Diaz. Kemi shënuar më shumë se 100 gola vitin e kaluar dhe jemi jashtëzakonisht të kompletuar në repartin e avancuar”, tha Hainer.
Megjithatë, presidenti i Bayern nuk e përjashtoi mundësinë që Haaland të bëhet një opsion për klubin në të ardhmen. “Nëse flasim për një moment pas disa vitesh, do ta shikonim sërish situatën”, shtoi Hainer.