Monday, 12. October 2026
Futboll

🔥 Real Madrid “parakalon” Barcelonën dhe është më afër “Messit të ri”

GS 12/10/2026 1 Min. Lesezeit

Barcelona dhe Real Madridi po përballen kokë më kokë për JJ Gabriel, sulmuesin 16-vjeçar që ka vendosur të largohet nga Manchester United. I mbiquajtur “Mesi i vogël” për shkak të talentit dhe aftësive individuale, Gabriel po tërheq vëmendjen e dy gjigantëve spanjollë.

Sipas BBC-së, Gabriel ndodhet në Spanjë dhe po stërvitet me një trajner privat fitnesi, ndërkohë që e ardhmja e tij në futboll po vendoset diku tjetër. Çështjet burokratike dhe dokumentacioni përbëjnë pengesën më të madhe. Lojtari po shqyrton mundësinë e marrjes së një pasaporte evropiane, gjë që do ta lehtësonte kalimin te një klub i Bashkimit Evropian.

Aktualisht, klubi më afër tij është Real Madrid, që po punon për të finalizuar marrëveshjen sa më shpejt. Ndërkohë, Manchester United mund të përfitojë një kompensim për formimin e lojtarit prej vetëm rreth 350 mijë paundësh, nëse Gabrieli i bashkohet një klubi jashtë Anglisë dhe në këtë rast Real Madridit.

Teilen: