Në vitin 2022, Bayerni i Mynihut ishte i bindur se Florian Wirtz do të mbërrinte në Bavari për t’u bashkuar me skuadrën më të njohur të Bundesligën. Çuditërisht, megjithatë, talenti i Leverkusenit vendosi të rinovonte kontratën dhe të qëndronte në klubin e tij të lindjes. Kjo ishte një zgjedhje që la të habitur drejtuesit e klubit të Mynihut.
Që nga ajo verë, interesi i Bayernit nuk është zbehur kurrë, pavarësisht refuzimit. Dhe kështu nuk mund të përjashtohet, siç raporton “SportBild”, që mund të ketë një sulm të ri në verë.
Ende nën kontratë deri në vitin 2027, Wirtz, megjithatë, ka zbuluar dëshirën e tij për të ndërmarrë një hap të mëtejshëm rritjeje në karrierën e tij.
Bayerni në këtë pikë është një spektator shumë i interesuar, pavarësisht se paga e 21-vjeçarit tashmë është rreth tetë milionë euro.