Mesfushori turk parashikohet të kthehet pas ndërprerjes së kampionateve për ndeshjet ndërkombëtare.
Përqindja për ta parë Hakan Calhanoglu të niset me skuadrën drejt Romës është reduktuar ndjeshëm. Këtë mëngjes mesfushori turk i Interit ka kryer analizat e detajuara për të kuptuar natyrën e dëmtimit para ndeshjes me Udinese-n. Dhe përgjigja nuk ishte aspak inkurajuese.
“Hakan Çalhanoglu ka kryer në mëngjes analizat pranë “Istituto Clinico Humanitas”, që kanë evidentuar një problem muskulor të aduktorit të kofshës së djathtë. Gjendja e tij do të vlerësohet ditët e ardhshme”, – ka bërë me dije klubi zikaltër.
Duhet theksuar se ka pesimizëm në kampin e Interit para ndeshjes me Romën, që luhet të shtunën e 19 shtatorit. Realisht, turku pritet që të jetë gati pas ndërprerjes për tri javë të kampionatit nga ndeshjet e kombëtareve.