Wednesday, 29. April 2026
Sport

Bayerni prezanton blerjen e parë në epokën e Kompany

GS 13/06/2024 1 Min. Lesezeit

Bayern Munih zyrtarizon afrimin e parë të merkatos së verës.

Bavarezët kanë blerë mbrojtësin 25-vjeçar, Hiroki Ito nga Stuttgart-i për 30 milionë euro.

Ito ka firmosur me Bayern Munich për katër sezone, pra do të jetë pjesë e skuadrës së Vincent Kompany deri më 30 qershor 2028.

Japonezi ishte një nga mbrojtësit më të mirë të Bundesliga-s sezonin që u mbyll disa javë më parë dhe forma e tij bëri që te Bayern të viheshin menjëherë në lëvizje për të bërë të mundur këtë transferim.

25-vjeçari është po ashtu  lojtar kyç në kombëtaren japoneze, me të cilin ka luajtur 19 ndeshje.

Teilen: