Për herë të parë këtë sezon Dortmund po përballet me Bayernin në Bundesliga.
Bayern pasi ka pasur posedimin e topit në minutat e parë, ka arritur ta marr edhe epërsinë.
Dayot Upamecano shënoi pas një krosimi nga Sane, shkruan lajmi.net
Por, goli i dytë nuk vonoi dhe “Bavarezët” dyfishuan epërsinë e tyre me anë të Harry Kane.
Kampionët e nisën fundjavën në vendin e dytë dhe me sulmin më të mirë në historinë e Bundesligës pas nëntë ndeshjesh me 34 gola.
Dortmundi qëndron vetëm dy pikë mbrapa Bayernin në vendin e katërt.
Edhe një fitore e mundshme nuk do ta dërgojë Borussia në krye të tabelës, por skuadra e Edin Terzic ka qenë ndoshta skuadra më e qëndrueshme e Bundesligës në vitin 2023.
Lideri i Bayer Leverkusen është i paarritshëm me 28 pikë. /Lajmi.net/