Wednesday, 1. July 2026
Sport

Beccacece largohet nga kombëtarja e Ekuadorit

GS 01/07/2026 1 Min. Lesezeit

Sebastian Beccacece nuk është më trajneri i Ekuadorit. Pas eliminimit në Kupën e Botës nga Meksika në raundin e 1/16-ave, trajneri argjentinas njoftoi largimin e tij në një intervistë me DS Sports: “Kontrata jonë mbyllej në momentin kur Ekuadori përfundoi Kupën e Botës dhe sot gjithçka ka mbaruar. Dështuam të bënim rrugëtimin më të mirë të historisë së këtij vendi në Kupën e Botës. Ishte shumë e dhimbshme të mos e arrinim këtë synim me këtë grup të bashkuar. Kjo nuk është ajo që e kishim imagjinuar, do të doja të vazhdonim me një ndeshje tjetër. Rezultatet janë ato që vendosin gjithçka, duhet t’i them lamtumirë një familjeje të bukur”, tha 45-vjeçari. A.V.

Teilen: