Wednesday, 29. April 2026
Sport

Bëhet lojtari i parë në histori

GS 11/06/2024 1 Min. Lesezeit

Portugalia i mbylli miqësoret e fillimit të qershorit në prag të Euro 2024 me një fitore bindëse 3:0 nda Irlandës.  

Mbrëmje magjike për kristiano Ronaldon, autor i një dygolëshi në këtë miqësore, duke treguar se mbetet i vlefshëm për përfaqësuesen luzitane edhe në moshën 39-vjeçare. 

Falë kësaj dopiete CR7-ta bëhet lojtari i parë në histori që shënon në 21 vite radhazi për kombëtaren.

Askush më parë nuk e ka regjistruar këtë statistikë fantastike.  

Ronaldo ka shënuar çdo vit me Portugalinë që nga 2004.

Teilen: