Saturday, 24. January 2026
Sport

Bekaj largohet nga Hatayspori

GS 01/12/2025 1 Min. Lesezeit

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Visar Bekaj më nuk është pjesë e skuadrës Hatayspor.

Me anë të një postimi, Bekaj papritur ka bërë të ditur largimin e tij nga ekipi që bën gara në kategorinë e dytë të Turqisë.

Ai nuk ka dhënë detaje për të ardhmen e tij, por ka falënderuar Hataysporin për këto dy sezone e gjysmë, duke i dëshiruar suksese në vazhdim të kampionatit.

“Faleminderit, Hatayspor për dy sezone e gjysmë. Ka qenë nder të luaj për këtë klub dhe ta ndajë fushën me bashkëlojtarët e mrekulkueshëm. Falënderim i veçantë për tifozët dhe stafin e trajnerëve për përkrahjen e dhënë gjatë kësaj periudhe”, ka shkruar Bekaj.

28-vjeçari tek Hatayspori u transferua nga Tirana kurse karrierë ka bërë edhe te Prishtina.

Këtë sezon, Bekaj ka regjistruar 13 paraqitje për skuadrën e Hataysporit.

Teilen: