Monday, 18. May 2026
Sport

Bellingham lë kampin e Anglisë, kthehet në Madrid

GS 14/11/2023 1 Min. Lesezeit

Jude Bellingham largohet nga kampi stërvitor me Anglinë.

Ylli i Real Madridit ka lënë përqendrimin me ekipin e tij për të vazhduar procesin e rehabilitimit në Madrid.

Në këtë mënyrë, mesfushori do të mungojë në ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Anglisë për UEFA EURO 2024 kundër Maltës dhe Maqedonisë së Veriut.

Plani specifik i Real Madridit përfshin që anglezi të hyjë në punë në Valdebebas sa më shpejt të jetë e mundur për të provuar rikthimin për ndeshjen me Cadiz.

Lojtari pësoi një lëndim në ndeshjen kundër Rayo Vallecanos.

Teilen: