Pak ditë pas gjysmëfinales mes Anglisë dhe Argjentinës është zbardhur edhe biseda e shkurtër mes Messi-t dhe Bellingham, e cila u bë virale për shkak të reagimit të argjentinasit.
“Po diskutonim për një faull. Nuk ishte asgjë serioze edhe pse shumë po i japin më shumë rëndësi se ç’duhet. Unë po ankohesha për një faull dhe Messi mu afrua duke më thënë: ‘Po për faullin që pësova unë çfarë thua?’. Në atë momentin iu përgjigja duke i thënë se ishte mjaftueshëm i fortë për ta përballuar”, tha numri dhjetë i Anglisë.
Në fund anglezi ç’tensionoi situatën duke thënë: ”Ishte një privilegj ta kisha si kundërshtar”. A.V.
Teilen: