Sunday, 23. August 2026
Sport

Benfica blindon Bajramin

GS 18/12/2024 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësi shqiptar, Ardian Bajrami ka rinovuar kontratën me skuadrën e Benficas.

Të mërkurën, klubi portugez ka bërë të ditur se me rinovimin e kontratës, Bajrami do të jetë pjesë e Benficas deri në verën e vitit 2029.

Bajrami në fillim të këtij sezoni është promovuar në ekipin e parë të Benficas por ende nuk e ka luajtur asnjë ndeshje.

22-vjeçari po aktivizohet me ekipin e dytë të Benficas dhe ka thënë se me rinovimin e kontratës, ai do të zhvillohet edhe më shumë dhe së shpejti të aktivizohet edhe më ekipin e parë.

Ai prej vitit 2018 është pjesë e Benficas kur iu bashkua nga të rinjtë e Young Boysit, ndërsa ka edhe tri ndeshje të luajtura me Kombëtaren A të Shqipërisë. Kontrata e mëparshme i skadonte Bajramit në vitin 2026, por te Benfica presin shumë në të ardhmen nga mbrojtësi shqiptar.

Shikuar nga Taki Sopi në 4:00 MD

Teilen: