Celta Vigo dhe Getafe kanë luajtur 2:2 në xhiron e nëntë të kampionatit spanjoll. Të katër golat u shënuan në pjesën e parë. Getafe kaloi në epërsi dy herë me golat e Borja Mayoral dhe Mason Greenwood, dhe Celta u kundërpërgjigj me Jonathan Bamba dhe Jorgen Strand Larsen. Përveç kësaj, Iago Aspas humbi një penallti për Celta-n, ndërsa Domingos Duarte mori karton të kuq, kështu që Getafe e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak.
Trajneri Rafa Benitez u ankua pas ndeshjes se lojtarët e Getafes po “vjedhnin kohën”, për këtë arsye u luajtën 50 minuta futboll aktiv. Kamerat e kapën Benitezin teksa fliste me lojtarët rivalë: “Do ta shkatërroni futbollin në këtë mënyrë, është e pamundur”. Ai u ka përsëritur gjyqtarëve se “futbolli do të shkatërrohet në këtë mënyrë”.
Mesfushori i Getafes, Jaime Mata e pyeti Benitezin nëse arbitrat do ta prishnin futbollin dhe trajneri i famshëm u përgjigj: “Ti je fajtor për atë që bën”. Benitez u pyet edhe për bisedën me lojtarët e Getafe në konferencën për shtyp. “Kam komentuar se nuk do ta përmirësojmë futbollin në këtë mënyrë”, u përgjigj Benitez.
/GazetaBlic Sport