Tuesday, 19. May 2026
Sport

Berisha më i miri në fushë

GS 12/11/2023 1 Min. Lesezeit

Portieri Etrit Berisha ishte më i miri në ndeshjen Napoli-Empoli, që u mbyll me rezultatin 0-1, duke bërë shumë pritje vendimtar, ndërsa mbajti portën e miqve të paprekur.

Pas kësaj sfide kanë dalë edhe vlerësimet e lojtarëve dhe Berisha ka marrë notën më të lartë 8.8, ndërsa u cilësua edhe lojtari i ndeshjes.

Dy atake kardiake, me Real Zaragoza dhe Blau Weiss Linz/ Sinjalet që Dwamena duhej ta kishte mbyllur me futbollin

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe i Empolit, Adrian Ismajli është mes lojtarëve të vlerësuar pozitivisht, teksa ka marrë notën 7.3.

Ndërsa nga ana tjetër mbrojtësi i Napolit dhe i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani është vlerësuar me notën 6.7.

 

Teilen: