Friday, 21. August 2026
Sport

Berisha me probleme te Hoffenheimi, pritet të transferohet te Werder Bremeni

GS 29/12/2024 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi Mërgim Berisha pritet të transferohet nga Hoffenheimi te skuadra tjetër e Bundesligës gjermane, Werder Bremen.

Kështu të paktën kanë raportuar të dielën mediume të shumta në Gjermani.

Berisha pritet të largohet nga Hoffenheimi, ndonëse u transferua në verën e vitit 2023 për plot 14 milionë euro.

Ai ka pasur një lëndim të rëndë e më pas telashe me ish-trajnerin. Dhe 26-vjeçari nuk shfaqi asnjëherë atë që pritej prej tij te Hoffenheimi.

Kalimi te Werderi mund të realizohet në formë të huazimit.

Werderi aktualisht është i gjashti në Bundesligën gjermane.

Teilen: