Thursday, 2. April 2026
Sport

Berisha sërish në ekipin e xhiros në Serie A

GS 02/12/2025 1 Min. Lesezeit

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Medon Berisha sërish ka zënë vend në ekipin më të mirë të javës në Serie A.

Berisha është përfshirë në 11-shen e xhiros së 13-të nga faqja e specializuar për statistika “SofaScore”.

Berisha edhe një herë është treguar vendimtar te skuadra e Lecces, e cila triumfoi 2:1 ndaj Torinos vikendin e shkuar.

22-vjeçari pati gisht në të dy golat e Lecces, pasi asistoi në dy golat e shënuar brenda dy minutave në pjesën e parë të takimit.

Për 83 minuta lojë sa u aktivizua tek Lecce kundër Torinos, Berisha është vlerësuar me notën 8.8.

Teilen: