Wednesday, 5. August 2026
Sport

Besa sigurt drejt elitës së futbollit maqedonas! Fitojnë Bashkimi e Arsimi 

GS 17/02/2024 1 Min. Lesezeit

Pasditen e sotme janë luajtur të tetë ndeshjet e javës së 16-të Ligës së Dytë të Maqedonisë në futboll. 

Lideri i ligës së dytë, Besa e Dobërdollit, ashtu siç pritej, ngadhënjeu me rezultat 3:0 ndaj Osogovo-s.

Tre pikë të reja për skuadrën e trajnerit Tanevski. Alexovski, Skënderi dhe Emini nga penalltia shënuan për skuadrën e Besës.

Në ndeshjet e tjera, Bashkimi befasoi Ohridin dhe si mysafir me rezultat 0:2, Arsimi e mposhti Novacin me 2:0

Java e 16-të

Arsimi – Novaci 2:0
Besa – Osogovo 3:0
Skopje – Sasa 1:0
Karaormani – Kozhuvi 1:0
Ohrid – Bashkimi 0:2
Pelisteri – Bellasica 3:0
Teteksi – Pobeda  0:0
Vardari (N) – Detonit 2:0

Besa kryeson me 43 pikë, pasojnë Pelisteri 36, Detonit 35, Arsimi 26, Shkupi 24, Ohrid 23, Novaci 22, Vardari (N) 21, Bashkimi 21 pikë etj.

Teilen: