Sunday, 23. August 2026
Sport

Besëlidhja shkëlqen në ligën unike, lezhjanët mundin Bashkimin, Prishtina mposht Teutën në Durrës

GS 19/12/2024 2 Min. Lesezeit

Besëlidhja mori fitoren e dytë në po kaq ndeshje të ligës unike tek meshkujt për sezonin 2024-2025.

Lezhjanët mundën në pallatin e sportit Asllan Rusi, Bashkimin e Kosovës me rezultatin 81 me 77.

Duel i bukur dhe i luftuar fort ai i zhvilluar në Tiranë me miqtë që udhëheqin periodën e parë me rezultatin minimalist 20 me 19.

Mirëpo diferencën në këtë duel do ta bënte perioda e dytë, aty ku Besëlidhja fitoi thellë 29 me 15 duke shkuar në pushim me 13 pikë avantazh kundrejt rivalit të vet.

Në periodën e tretë patëm një barazim perfekt 19 me 19 i cili favorizoi ndjeshëm lezhjanët e trajnerit Afrim Bilali, pasi shkuan në periodën e fundit me një avantazh të konsiderueshëm.

Bashkimit i duhej një përmbysje e madhe e megjithë e fituan këtë periodë me 9 pikë avantazh, basketbollistët nga Prizreni u detyruan të pranojnë disfatën në këtë duel, dhe tani e shohin vetën me dy humbje në dy sfidat e para të ligës unike.

Tek Besëlidhja ai që spikati në këtë sfidë ishte Garrick me 23 pikë, ndërsa miqve nuk iu shërbyen 26 pikëve të Zeqirit.

Në krye të grupit A bashkë me lezhjanët është Vëllaznimi i Kosovës.

Gjakovarët fituan në Durrës në një ndeshje të bukur kundër Teutës me rezultatin 98 me 92.

Në grupin B tek meshkujt në ligën unik udhëheq Prishtina  e vetme me 4 pikë, pasi fitoi një sfidë shumë emocionuese kundër Vllaznisë së Shkodrës në kryeqytetin e Kosovës me rezultatin e ngushte 85 me 84. Në duelin tjetër Ylli fitoi lehtë kundër Tiranës 87 me 59./vizionplus.tv

Teilen: