Tuesday, 12. May 2026
Sport

Beshiktashi cakton çmimin për Rashicën

GS 10/06/2025 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica sipas të gjitha gjasave do të largohet nga skuadra e Beshiktashit këtë verë.

Mediumet turke kanë njoftuar të martën se Beshiktashi, tashmë ka caktuar çmimin për Rashicën që e ka nxjerrë në shitje.

Për ta lënë të lirë Rashicën, që nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ole-Gunnar Solskjaer, Beshiktashi po kërkon 6 deri në 8 milionë euro.

28-vjeçari ka oferta nga Turqia, por edhe Gjermani, ku mësohet se Borussia Monchengladbachu gjatë kësaj jave do të bëjë ofertë zyrtare për shërbimet e tij.

Rashica iu bashkua Beshiktashit në vitin 2023 dhe ka kontratë me ekipin turk deri në verën e vitit 2027.

Teilen: