Monday, 11. May 2026
Sport

Beshiktashi kërkon 10 milionë euro për Muçin

GS 24/06/2025 1 Min. Lesezeit

Mesfushori shqiptar, Ernest Muçi mund të largohet nga Beshiktashi, nëse ekipi nga Turqia merr ofertë prej 10 milionë eurosh për 24-vjeçarin.

Te Beshiktashi kanë caktuar çmimin për Muçin dhe janë në pritje të ofertave për futbollistin e Kombëtares së Shqipërisë.

24-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2027 me Beshiktashin, ekip për të cilin shënoi 7 gola dhe asistoi 4 herë sezonin e shkuar.

Krahas Muçit, Beshiktashi ka vendosur edhe një çmim prej 8 milionë eurosh për Milot Rashicën, i cili ka tërhequr vëmendjen në Serie A të Italisë.

Teilen: