Wednesday, 2. September 2026
Sport

Beshiktashi me ultimatum për Rashicën

GS 02/09/2026 1 Min. Lesezeit

Milot Rashica, së shpejti mund të mbetet lojtar i lirë pasi drejtuesit e Beshiktashit i kanë dhënë ultimatum futbollistit të Kosovës.

Te Beshiktashi nuk llogaritin më në shërbimet e Rashicës, të cilin e kanë njoftuar përfundimisht me vendimin e trajnerit Vincenzo Italiano.

Rashica nuk ishte i përfshirë në ekip për ndeshjen e fundit në kampionat kurse një gjë e tillë do ta presë deri në fund të këtij sezoni, nëse nuk bën zgjidhje për të ardhmen e tij.

Sulmuesi i krahut, ka refuzuar shkëputjen e kontratës kurse Beshiktashi i ka bërë me dije se mund të lirohet me ndërprerje të kontratës në rast se nuk shfaqet ndonjë ekip për të.

Klubi turk i ka bërë me dije se do t’ia lehtësojë largimin Rashicës dhe është në pritje të ofertave nga skuadrat tjera gjatë këtyre ditëve.

30-vjeçari iu bashkua Beshiktashit në vitin 2023 për 5 milionë euro kurse me këtë skuadër deri më tani, ai ka regjistruar 121 ndeshje duke shënuar 13 gola dhe bërë 25 asistime.

Teilen: