Friday, 16. October 2026
Sport

Besnik Krasniqi shpallet “Ylli i javës”, në Superligë

GS 16/10/2026 1 Min. Lesezeit

Goli ndaj Ballkanit, ishte vendimtar për fitoren e Dritës, në derbin e javës së nëntë, në Superligë.

Mbrojtësi i majtë Besnik Krasniqi realizoi një gol të bukur në minutat e fundit të ndeshjes, për t’i dhënë gjilanasve fitoren, përballë rivalit nga Suhareka.
Drita shënoi vetëm fitoren e dytë në pesë ndeshjet e fundit, derisa Krasniqi realizoi golin e tretë sezonal, që i mundësuan atij të zgjidhej “Ylli i javës” në Superligë.

Federata e Futbollit e Kosovës, vazhdon me ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të çdo xhiroje në Albi Mall Superligë.

Pas këtij çmimi Krasniqi ka folur për golin, fitoren e Dritës dhe synimet e sezonit.

Krasniqi realizoi golin e vetëm të takimit, në minutat shtesë të lojës, duke i siguruar FC Dritës fitoren me rezultat 0:1 dhe tri pikë tejet të vlefshme. Me paraqitjen e tij dhe golin vendimtar, ai dha kontribut të jashtëzakonshëm në suksesin e skuadrës gjilanase.

Teilen: