Wednesday, 18. March 2026
Sport

Beson te përmbysja kundër Arsenalit, trajneri i Spanjës mbështet Realin: Ndeshja është e hapur, e dimë si madrilenët luajnë në Champions

GS 11/04/2025 1 Min. Lesezeit

Real Madridit i duhet një mrekulli për të përmbysur Arsenalin dhe të kualifikohet në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve.  “Los Blancos” do të përballen me “Topçinjtë” të mërkurën në kuadër të ndeshjes së dytë çerekfinale, pasi u mposhtën me rezultatin e thellë 3-0 në Londër.De-la-Fuente-768x432Për këtë duel ka folur edhe trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente. Në një prononcim për “Diario Sport”, ai thotë se:

“Është ende shumë e hapur. Ne e dimë se si mund të luajë Real Madridi në shtëpi, veçanërisht në Europë dhe unë nuk do të dorëzohem në këtë ndeshje. Barcelona luajti një ndeshje fantastike në ndeshjen e tyre ndaj Borusia Dortmundit”, deklaroi shkurtimisht ai.

De La Fuente do të jetë i pranishëm në “Santiago Bernabeu” për ndeshjen e dytë, për të ndjekur nga afër Raul Asencion, Fran Garsian dhe Dani Sebajos nga kampi madrilen. David Raja dhe Mikel Merino gjithashtu do të jenë nën vëzhgim, me këtë të fundit që shënoi gol në ndeshjen e parë në Londër

PANORAMASPORT.AL

Teilen: