Ndryshe nga pjesa e parë që u mbyll në avantazhin e Lille 2-1, pjesa e dytë po flet për Betis, që përmbysi shifrat në pak minuta. Në minutën e 49-të, Marc Barta shënon sërish me kokë duke barazuar shifrat 2-2, pas krosimit të Isco nga goditja e dënimit.
Në minutën e 53-të, aksion i shkëlqyer i Betis që gjen golin e tretë me Troy Parott, pas asistit të mrekullueshëm të Rodrigo Riquelme. Në minutën e 56-të, Ethan Mbappe e tepron me gjestin e tij ndaj kundërshtarit dhe ndëshkohet direkt me karton të kuq. SHIKOMOMENTIN
Kujtojmë se francezët gjetën të parët golin në minutën e 12-të, ku japonezi Ayase Ueda shënoi me kokë, pas krosimit të Ethan Mbappe. Në minutën e 33-të, Betis barazon shifrat me Marc Bartra. Mbrojtësi shënon me kokë, pas krosimit perfekt të Pablo Fornals.
Megjithatë, reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm duke gjetur golin e avantazhit 2-1 me Alexsandro, në minutën e 36-të, i cili shënoi me kokë, pas krosimit të Gaetan Perrin, nga goditja e këndit.