Marcelo Bielsa ka thënë se asgjë nga ajo që ai u përpoq të transmetonte gjatë kohës së tij si trajner i Uruguait nuk ishte “e rëndësishme, për askënd” pas eliminimit të ekipit të tij në fazën e grupeve nga Kupa e Botës.
Në një konferencë për shtyp që zgjati një orë e 40 minuta, në të cilën Bielsa mbërriti me një dosje, argjentinasi tha se ekipi i tij meritonte shtatë pikë nga tre ndeshjet në grup. Sipas tij Uruguaji i tij kishte vrapuar 30 përqind më shumë se Kepi i Gjelbër ndërsa mbrojti portierin Fernando Muslera pas gabimit të tij në golin e Spanjës.
70-vjeçari zbuloi se në vigjilje të këtij takimi portieri ishte goditur nga një temperaturë e lartë dhe nuk i kishte dnodhur kurrë që një lojtar t’i kërkonte zëvendësim në pushimin mes pjesëve. “Nuk më kishte ndodhur kurrë që një lojtar të më kërkonte ta zëvendësoja sepse nuk ishte mirë në aspektin psikologjik. Goli që pëësoi e shqetësoi shumë shpirtërisht”, tha ish-trajneri i Uruguajit.
Mes të tjerash Bielsa tha se askush në grup nuk ishte i interesuar që të merrte njohuritë e tij. A.V.