Gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Policia e Tiranës ka ndërmarrë masa ndaj protestuesve që kanë bllokuar qarkullimin rrugor, pasi kanë shpërfillur thirrjet e përsëritura të punonjësve të Policisë nëpërmjet megafonit për të liruar rrugën.
Sipas policisë, në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 10 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative për shtetasit që bllokuan qarkullimin e mjeteve të transportit.
Për secilin prej tyre është vendosur masa administrative gjobë në vlerën 5 000 lekë, ndërkohë që materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë:
Tiranë/Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve, gjatë tubimit të djeshëm, vendosen 10 masa administrative.
Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 10 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për shtetas që kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit.
Për secilin prej këtyre shtetasve është vendosur masa administrative gjobë në vlerën 5 000 lekë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.