Saturday, 7. November 2026
Sport

Hajdutët e fikin futbollistin e Parmës, i vjedhin mbi 500 mijë euro bizhuteri e ora

GS 07/11/2026 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Parmës, El Bilal Touré, ka përjetuar një surprizë të hidhur pas fitores në Bergamo, pasi ka zbuluar se banesa e tij ishte grabitur.

Sipas La Gazzetta di Parma, futbollisti e kuptoi ngjarjen një ditë pas ndeshjes, kur u kthye në shtëpinë e tij, pasi kishte kaluar natën në Collecchio.

Grabitësit kishin thyer derën e banesës dhe kishin arritur të vidhnin ora dhe bizhuteri me vlerë rreth 500 mijë euro.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa pamjet e kamerave të sigurisë pritet të jenë vendimtare për identifikimin e autorëve. Dyshohet se bëhet fjalë për një grup profesionistësh.

Teilen: