Zvonimir Boban nuk ka qenë kurrë diplomat në deklarata. Kroati nuk është kursyer aspak në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ku ka folur për Milanin, ish-skuadrën e tij si lojtar dhe si drejtues.
“Milani prej vitesh nuk bën gjëra prej Milani. Në asnjë drejtim. Nuk shoh hapa përpara, as kurajë dhe vullnet për të luajtur futboll sulmues. Vitin e kaluar humbi me Cagliari-n, sepse gjithë sezonin kishte luajtur një futboll mbrojtës. Në momentin e mirë nuk ia doli ta zgjidhte ndeshjen.
Ramos është paguar me një çmim të ekzagjeruar. Ai lëviz mirë dhe e godet portën, por jemi larg nga kualiteti që ndryshon dimensionin. Më shumë më ka emocionuar historia e Cisse, një djalosh i ardhur nga hiçi falë talentit.
Luka Modric ka genin dhe geni nuk zhduket me moshën. Me logjikën e tij ai u paraprin situatave. Janë zgjedhje jete. Besoj se për të do të jetë e vështirë të luajë me sistemin e Amorim. Me Allegri-n mbrohej nga dy mesfushorë dhe lunate poshtë, tani duhet të mbulojë 60 metra me një lojtar tjetër. Do të jetë shumë e vështirë”, – ka thënë Boban.