Monday, 27. July 2026
Sport

Boksieri shqiptar kërkon meç me Anthony Joshuan

GS 27/07/2026 1 Min. Lesezeit

Boksieri shqiptar, Robert Bakaj, kërkon një meç me kampionin e botës në peshat e rënda, Anthony Joshua.

Bakaj (33) ka 16 përballje si profesionist dhe të gjitha janë fituar me nokaut nga ana e tij.

“Le ta bëjmë realitet! Ju garantoj ju se miliona tifozë shqiptarë dhe tifozë të panumërt të boksit në mbarë botën do ta mbështesin këtë event. Të gjithë janë jashtëzakonisht të entuziazmuar dhe mezi po e presin këtë përballje. Energjia dhe mbështetja ndërkombëtare do të jenë të jashtëzakonshme. Le t’u japim njerëzve atë që duan”, ka shkruar Robert Bakaj në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”.

Ndryshe, Kristian Prenga e vendosi Shqipërinë në qendër të vëmendjes së botës së boksit.

Prenga u përball me Joshuan, ndërsa në raundin e parë pati edhe dy nokaut nga ana e tij.

Më pas në të dytin erdhi fitorja e anglezit.

 

Teilen: