Wednesday, 2. September 2026
Sport

‘BOMBA’ TE MILANI! Cardinale bllokon transferimin, ja vendimi i papritur

GS 02/09/2026 3 Min. Lesezeit

Milani pritej të ishte aktiv në merkato për të transferuar dy qendërmbrojtës titullarë gjatë kësaj vere, por në fund kuqezinjtë afruan vetëm Mario Gilën.

Transferimi i mbrojtësit spanjoll ishte një përforcim i mirëpritur në skuadrën e Milanit, megjithatë shumë tifozë prisnin edhe një tjetër ndërhyrje në repartin defensiv, veçanërisht pas mënyrës se si pritet të funksionojë sistemi i trajnerit Ruben Amorim.

Matteo Gabbia dhe Koni De Winter konsiderohen opsione të vlefshme, por ideja për të afruar një qendërmbrojtës të profilit të duhur për një formacion me tre mbrojtës mbeti e parealizuar.

Në këtë mënyrë, Milani e nis sezonin me gjashtë qendërmbrojtës në dispozicion, përcjell ORAinfo.

Cardinale vendosi të mos afronte tjetër mbrojtës

Gazetari i njohur Fabrizio Romano ka zbuluar arsyen pse Milani vendosi të mos bëjë një tjetër transferim në qendër të mbrojtjes në ditët e fundit të merkatos.

Sipas Romanos, rikthimi i Fikayo Tomorit në planet e ekipit ndryshoi situatën në repartin defensiv të kuqezinjve.

“Rikthimi i Tomorit ndryshon disi situatën e Milanit. Përtej gjithçkaje tjetër, klubi i kishte bërë të ditur Christopher Nkunkut, Santiago Gimenezit dhe praktikisht të gjithë të tjerëve se, nëse do të qëndronin, nuk do të ishin pjesë e planeve”, u shpreh Romano.

Më tej, gazetari italian bëri një zbulim të rëndësishëm për vendimin e klubit.

Sipas tij, ishte pikërisht pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ai që vendosi të mos vazhdohej me transferimin e një tjetër qendërmbrojtësi.

“Tomori mori një rrezik dhe tani është rikthyer në planet e Milanit. Klubi ka bërë vlerësimet e tij për mbrojtësit, por në realitet ishte Gerry Cardinale ai që nuk dëshironte të procedohej me transferimin e një tjetër qendërmbrojtësi. Ai zgjodhi të qëndronte me grupin aktual dhe të rikthente Fikayo Tomorin, së bashku me Ruben Amorimin, duke u fokusuar sërish tek ai”, deklaroi Romano.

Vendimi është padyshim një bast i rëndësishëm nga drejtuesit e Milanit. Tashmë, mbetet për t’u parë nëse rikthimi i Tomorit dhe ardhja e Mario Gilës do të jenë të mjaftueshme për t’i dhënë stabilitet mbrojtjes së kuqezinjve gjatë sezonit. /ORAinfo/

Teilen: