• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bonuset e FIFA-s, Siti dhe Çelsi mund të fitojnë 97 milionë paund

27/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mançester Siti dhe Çelsi mund të fitojnë deri në 97 milionë paund, nëse triumfojnë në Kupën e Botës për Klube të riformatuar këtë verë. Fondi i përgjithshëm i bonuseve, i ndarë midis 32 skuadrave, bazuar në faktorë të ndryshëm, ka arritur në 1 miliard euro për turneun që nis në Shtetet e Bashkuara në qershor.

Screenshot 2025-03-27 163838

Siti fitoi rreth 110 milionë paund nga triumfi në Ligën e Kampioneve dy vite më parë, por mund t’i afrohet sërish kësaj shifre pas një serie prej shtatë ndeshjesh të luajtura gjatë një muaji në fund të këtij sezoni. Të dyja klubet pritet të zhvillojnë bisedime me federata të shumta në mbarë botën për disponueshmërinë e lojtarëve të tyre ndërkombëtarë.

Megjithatë, ndonëse mund të ketë çështje në lidhje me pushimin apo grumbullimin e disa lojtarëve për ndeshjet e para të grupeve (Çelsi përballet me Leon, më 16 qershor, ndërsa Siti luan kundër Uajded AC dy ditë më vonë) lojtarët që përfaqësojnë kombëtaret e tyre do të jenë në dispozicion për fazën vendimtare të turneut.

FIFA ka punuar me Shoqatën e Klubeve Evropiane për të ndërtuar një strukturë bonusesh, ku më shumë se 400 milionë paund janë ndarë për “pjesëmarrjen”, e cila merr në konsideratë fuqinë komerciale dhe përcaktohet sipas një skeme të ndryshueshme.

Një tjetër fond prej 368 milionë paundësh është vënë në dispozicion për performancën e klubeve gjatë turneut, duke përfshirë bonuse për fitoret dhe kualifikimin në fazat me eliminim direkt. FIFA ka deklaruar se të gjitha të ardhurat e tjera të gjeneruara do të riinvestohen në futbollin e klubeve në mbarë botën.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Drita shkatërron Gjilanin në Derbin e Anamoravës, fiton 4-0

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.