Tuesday, 19. May 2026
Sport

Drita shkatërron Gjilanin në Derbin e Anamoravës, fiton 4-0

GS 27/03/2025 1 Min. Lesezeit

Derbi i Anamoravës, mes Dritës dhe Gjilanit, i takoi Dritës.

Të enjten, Drita mposhti Gjilanin me rezultat të thellë, duke e mundur 4-0 pas 90 minutave lojë. Të gjitha golat u realizuan në pjesën e parë, ku Drita shpërtheu me një lojë të shkëlqyer.

Pjesa e dytë u zhvillua kryesisht për prestigj, pasi rezultati ishte i qartë që në fund të pjesës së parë.

Kjo ishte fitorja më e thellë në historinë e derbit të Anamoravës, një ndeshje që zakonisht përfundon me pak gola. Golashënues për Dritën ishin: Almir Ajzeraj, Rron Broja, Arb Manaj dhe ukrainasi Kostoshyn.

Drita vazhdon dominimin në Superligë, duke mbledhur 57 pikë, ndërsa Gjilani mbetet në vendin e katërt me 35 pikë.

Teilen: