Familjet shqiptare pritet të përfitojnë një mbështetje të re financiare për fëmijët e porsalindur. Sipas kryeministrit Edi Rama, nga 1 korriku 2027 do të nisë zbatimi i skemës së re të bonusit mujor për bebet, e cila do të zgjasë për pesë vite për çdo fëmijë të lindur.
Mbështetja financiare do të ndryshojë në varësi të numrit të fëmijëve në familje.
Konkretisht, përfitimet do të jenë:
5,000 lekë në muaj për fëmijën e parë, ose 300 mijë lekë në total për pesë vite.
7,000 lekë në muaj për fëmijën e dytë, ose 420 mijë lekë në total.
10,000 lekë në muaj për fëmijën e tretë, ose 600 mijë lekë në total.
Skema e re synon të ofrojë mbështetje të vazhdueshme ekonomike për familjet shqiptare, duke lehtësuar një pjesë të shpenzimeve që shoqërojnë rritjen dhe kujdesin ndaj fëmijëve.
/rtsh.al/