Monday, 9. November 2026
Sport

Bonusi i ri për bebet, Rama: Mbështetje financiare për 5 vite me radhë për çdo fëmijë të lindur nga korriku 2027

GS 09/11/2026 1 Min. Lesezeit

Familjet shqiptare pritet të përfitojnë një mbështetje të re financiare për fëmijët e porsalindur. Sipas kryeministrit Edi Rama, nga 1 korriku 2027 do të nisë zbatimi i skemës së re të bonusit mujor për bebet, e cila do të zgjasë për pesë vite për çdo fëmijë të lindur.

Mbështetja financiare do të ndryshojë në varësi të numrit të fëmijëve në familje.

Konkretisht, përfitimet do të jenë:

5,000 lekë në muaj për fëmijën e parë, ose 300 mijë lekë në total për pesë vite.

7,000 lekë në muaj për fëmijën e dytë, ose 420 mijë lekë në total.

10,000 lekë në muaj për fëmijën e tretë, ose 600 mijë lekë në total.

Skema e re synon të ofrojë mbështetje të vazhdueshme ekonomike për familjet shqiptare, duke lehtësuar një pjesë të shpenzimeve që shoqërojnë rritjen dhe kujdesin ndaj fëmijëve.

/rtsh.al/

Teilen: