Sunday, 25. January 2026
Sport

Bora forcohet me qendrën Thomas

GS 05/01/2026 1 Min. Lesezeit

KB Bora ka freskuar ekipin për vitin e ri, pasi ka sjellë në radhët e veta një basketbollist të huaj, që luan në pozitën e qendrës.

Bëhet fjalë për amerikanin Lance Thomas, i gjatë 208 centimetra, të cilin tashmë e ka prezantuar për pjesën e mbetur të këtij sezoni.

Për amerikanin Thomas, Bora do të jetë përvoja e parë në Evropë pasi karrierë kryesisht ka bërë në Meksikë, Venezuelë e Mongoli.

Së fundmi, Thomas ishte pjesë e skuadrës Nairobi City Thunder dhe ka luajtur me një mesatare prej 14.5 pikëve, 6 kërcimeve dhe 3 asistimeve për ndeshje.

Thomas me fanellën e Borës, pritet të debutojë këtë javë dhe atë në kuadër të Kupës së Kosovës, ku ekipi nga kryeqyteti do të përballet me Rahovecin.

Teilen: