• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bota e futbollit në zi, ndahet nga jeta Salvatore Schillaci

18/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lajmi nga i cili kishte frikë e gjithë bota e futbollit, fatkeqësisht ka ardhur. Salvatore Schillaci, i njohur nga të gjithë si Totò, vdiq mëngjesin e sotëm.

Ish-futbollisti ka ndërruar jetë në spitalin e Palermos ku ishte shtruar. Gjendja e 59-vjeçarit, simbol i ‘netëve magjike’ të Botërorit të Italisë 1990, ishte rënduar gjatë orëve të fundit dhe mbrëmjen e djeshme flitej për një “përkeqësim të ndjeshëm”.

Schillaci ishte shtruar në departamentin e pneumologjisë të spitalit Civic në kryeqytetin sicilian që nga 7 shtatori i kaluar. Ish-sulmuesi italian prej disa kohësh po luftonte me kancerin.

Salvatore Schillaci në vitin 1982 u transferua te Messina. Prej këtu, pas shumë stërvitjeve dhe dy promovimeve nga C2 në B, filloi ngjitja e tij në futbollin e madh. Një përshkallëzim që e çoi te Juventusi në 1989, në ekipin kombëtar në 1990 dhe më pas tek Inter në 1992 dhe në fund në 1994 te Júbilo Iwata në Japoni. Në Itali, Toto bëri gjithsej 120 paraqitje dhe 37 gola në Serinë A dhe 105 paraqitje dhe 39 gola në Serinë B, por janë golat e tij dhe pamja e tij me fanellën blu në botërorin Italia ’90 që e bënë atë të famshëm dhe të paharrueshëm.

Next Post

Rekord i ri me golin “alla Del Piero”, Jilldiz parakaloi idhullin Aleks

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.