Sunday, 5. July 2026
Sport

Botërori 2026/ Anthony Taylor do të arbitrojë Spanjë-Portugali

GS 05/07/2026 1 Min. Lesezeit

FIFA ka caktuar gjyqtarin anglez Anthony Taylor për të arbitruar ndeshjen e shumëpritur midis Spanjës dhe Portugalisë, e planifikuar për të hënën.

Gjyqtari 45-vjeçar ka një karrierë të shquar si arbitër, duke arbitruar ndeshje të Premier League që nga viti 2010 dhe duke marrë stemën e UEFA-s në vitin 2013.

Ai konsiderohet si një nga gjyqtarët elitarë si të UEFA-s ashtu edhe të FIFA-s. Gjyqtari gjerman Felix Zëayer është emëruar gjithashtu si gjyqtari i katërt për ndeshjen.

Kjo është ndeshja e gjashtë e Taylor si arbitër i një takimi ku luan “La Roja”, e cila me anglezin si kryesor ka arritur tre fitore dhe dy humbje.

Emri i arbitrit anglez është i lidhur me një numër përballjesh emocionuese dhe kontraverse në historinë moderne të ekipit kombëtar spanjoll. Episodi më i fundit ishte ai në ndeshjen mes Spanjës dhe Gjermanisë, e vlefshme për Euro 2024, ku Taylor nuk pranoi që të ndëshkonte iberikët me penallti pas prekjes së topit me dorë nga Cucurella. A.V.

Teilen: