Friday, 3. July 2026
Sport

Botërori 2026/ Ronaldo dhe Ramos përmbysin Kroacinë, në Ontario dueli nuk ka fund mes shtesës XXL dhe teknologjisë

GS 03/07/2026 1 Min. Lesezeit

Në Ontario të Kanadasë Portugalia dhe Kroacia sfiduan njëra-tjetrën në një takim ku pritej rivalja e radhës e Spanjës.

Goli i fitores u shënua në të 94’ nga Gonçalo Ramos, i cili mposhti me kokë kroatët pas një harkimi të Leao.

Kjo do të jetë një ndeshje, e cila do të futet në historinë e Botërorëve pasi pjesa e dytë nuk kishte fund.

Perisiç shënoi golin e parë të takimit në të 53’, por Portugalia arriti që të barazonte falë Cristiano Ronaldo-s, i cili shënoi golin e parë në fazën me eliminim direkt në Botëror pikërisht mbrëmë.

Ndeshja në fjalë është e mbushur me shumë polemika për shkak të vendimeve që u morën nga arbitrat. Përveç faktit se shtesa e lojës u luajt për plot 19’ Kroacia gjeti edhe golin e barazimit (2-2) falë Gvardiol. Prekja e topit nga ana e Matanovic do të jetë njëri prej episodeve më kritik të këtij turneu pasi arbitri anuloi golin e shënuar nga mbrojtësi i City-t pasi u bazua në “Connected Ball Technology”. A.V.

Teilen: