Sot janë zhvilluar 3 ndeshje të vlefshme për fazën e grupeve në Botërorin e femrave, Australi dhe Zelandë e Re 2023.
Gjermania ka turpëruar Marokun me 6 gola, ndryshe nga ajo e meshkujve të cilët nuk janë në vitin e tyre më të mirë.
Nga ana tjetër Brazili ka mposhtur me 4 gola Panamanë. Ari Borzhes shkëlqeu me tripletë ndërsa goli tjetër u shënua nga Bia Zanetato.
Dhe në fund fare, Italia mposhti Argjentinën me rezultatin minimal 1-0. Goli i vetëm i sfidës u shënua në të 87’ nga Gireli.
PANORAMASPORT.AL